Nxënësit e shkollës “Dertliu”, Tiranë, sollën në skenë një interpretim të veçantë të dramës muzikale botërore “Phantom of the Opera”, duke dhuruar emocione, talent dhe pasion për artin.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe familjare, prindërit, mësuesit dhe të ftuarit patën mundësinë të shijonin nga afër performancën e nxënësve, të cilët me përkushtim dhe kreativitet sollën në jetë personazhet dhe magjinë e kësaj vepre të njohur.


















