Në Gjimnazin “Dertliu”, këshillimi i karrierës është një proces i strukturuar dhe i vazhdueshëm, që synon të ndihmojë çdo nxënës të zbulojë potencialin e tij dhe të marrë vendime të informuara për të ardhmen akademike dhe profesionale.

Këshillimi i Karrierës në Klasën e 11

Programi zhvillohet përgjatë gjithë vitit shkollor në klasën e 11-të, në formën e një moduli të dedikuar. Gjatë këtij moduli:

  • Diskutohen interesat, pasionet dhe aftësitë individuale të çdo nxënësi
  • Realizohen orientime dhe reflektime personale
  • Analizohen prirjet akademike dhe objektivat e së ardhmes

Programi mbështetet në parimin se “Çdo nxënës është unik”, prandaj këshillimi është i personalizuar dhe i fokusuar në zhvillimin individual.

Ky modul i ndihmon nxënësit që, në fund të klasës së 11-të, të bëjnë zgjedhjet e duhura për klasën e 12-të, ku ata përqendrohen vetëm në lëndët që i përgatisin drejtpërdrejt për universitetin dhe për degën që dëshirojnë të ndjekin.

Informimi për Universitetet Ndërkombëtare

Këshillimi i karrierës nuk kufizohet vetëm në klasën e 11-të. Përgjatë të tre viteve të gjimnazit, nxënësit informohen vazhdimisht për mundësitë e studimit jashtë vendit.

Në bashkëpunim me agjencinë tonë partnere EBLA, nxënësit marrin pjesë në panairet e universiteteve që organizohen çdo vit akademik, në muajin nëntor dhe mars.

Gjatë këtyre panaireve dhe sesioneve informuese, nxënësit:

  • Njihen me universitete ndërkombëtare në Evropë, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada
  • Informohen mbi kriteret e pranimit
  • Marrin udhëzime për aplikimin
  • Informohen për mundësitë e bursave dhe mbështetjes financiare

Në Gjimnazin “Dertliu”, këshillimi i karrierës është një proces orientues dhe mbështetës, që i ndihmon nxënësit të ndërtojnë me siguri rrugën e tyre drejt arsimit të lartë dhe suksesit profesional.