Gjimnazin Dertliu, programi mësimor është i organizuar sipas kurrikulës bërthamë, kurrikulës me zgjedhje dhe kurrikulës në bazë shkolle, duke u ofruar nxënësve një formim të plotë akademik dhe mundësi zhvillimi sipas interesave të tyre.

Kurrikula bërthamë

Kurrikula bërthamë në klasat 10 dhe 11 është e detyrueshme dhe e njëjtë për të gjithë nxënësit. Në klasën e 12, krahas lëndëve të detyruara, nxënësit kanë mundësinë të zgjedhin për lëndën Matematikë midis dy niveleve:

  • Niveli A, i cili përfaqëson nivelin e avancuar.

  • Niveli B, i cili përfaqëson nivelin bazë.

Kjo strukturë i mundëson nxënësve të përshtatin më mirë përgatitjen e tyre akademike sipas synimeve për arsimin e lartë dhe orientimit të ardhshëm profesional.

Kurrikula me zgjedhje

Kurrikula me zgjedhje ofrohet në të tre vitet e gjimnazit, por zë një peshë më të madhe në klasën e 12. Ajo u jep nxënësve mundësinë të zgjedhin lëndë dhe module kurrikulare ose profesionale që nuk përfshihen në kurrikulën bërthamë.

Kjo formë organizimi ndihmon në:

  • Zhvillimin e aftësive sipas prirjeve individuale.

  • Thellimin e njohurive në fusha të caktuara.

  • Përgatitjen më të mirë për universitetin dhe tregun e punës.

Organizimi i vitit shkollor

Viti shkollor në Gjimnazin Dertliu zhvillohet sipas kësaj strukture:

  • 36 javë mësimore për klasat 10 dhe 11.

  • 34 javë mësimore për klasën 12.

Java mësimore përfshin 30 deri në 32 orë mësimore:

  • 30 orë në javë plotësohen me kurrikulën bërthamë dhe kurrikulën me zgjedhje.

  • 2 orë shtesë mundësojnë zbatimin e kurrikulës në bazë shkolle, e cila lidhet me projekte ndërkurrikulare dhe veprimtari të tjera shkollore.

Ngarkesa mësimore sipas klasave

Programi mësimor sipas klasave është i organizuar si më poshtë:

  • Klasa 10 përfshin 28 orë kurrikul bërthamë, të zhvilluara në 12 lëndë, ku Gjuha Shqipedhe Letërsia llogariten si dy lëndë më vete. Gjithashtu, ka 2 orë kurrikul me zgjedhje, ku mund të zhvillohen lëndë ose module kurrikulare.

  • Klasa 11 përfshin 27 orë kurrikul bërthamë, të zhvilluara po në 12 lëndë, si edhe 3 orë kurrikul me zgjedhje.

  • Klasa 12 përfshin 14 deri në 16 orë kurrikul bërthamë, në varësi të zgjedhjes së nivelit Aose B në Matematikë. Në këtë klasë, kurrikula me zgjedhje17 deri në 19 orë, duke krijuar më shumë hapësirë për përqendrim në lëndët e interesit.

Shërbimi komunitar

Çdo nxënës ka detyrimin të zhvillojë:

  • 30 orë mësimore në javë për çdo vit shkollor.

  • 18 orë shërbim komunitar, të cilat plotësohen në kuadër të kurrikulës në bazë shkolle.

Shërbimi komunitar rekomandohet të kryhet në klasën e 10 dhe/ose në klasën e 11, duke i ndihmuar nxënësit të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë qytetare, bashkëpunimit dhe kontributit në komunitet.

Modulet kurrikulare dhe profesionale

Në kuadër të kurrikulës me zgjedhje, nxënësit mund të ndjekin edhe module kurrikulare, në rastet kur shkolla ka mundësi t’i ofrojë dhe kur ka interes nga ana e nxënësve.

  • Modulet mund të jenë 1 ose 2 orë në javë.

  • Ato planifikohen dhe vlerësohen njësoj si lëndët e tjera të planit mësimor.

  • Nëse një modul nuk mund të ofrohet, ai mund të zëvendësohet me lëndë të tjera nga kurrikula me zgjedhje.

Shkolla mund të përzgjedhë module nga lista e moduleve kurrikulare dhe profesionale të miratuara. Çdo modul i hartuar nga vetë shkolla, jashtë listës përkatëse, duhet të miratohet nga DAR-i përkatës.