Dita Europiane e Sportit në Dertliu

• September 24, 2026

Në kuadër të Ditës Europiane të Sportit, nxënësit e shkollës Dertliu u bënë pjesë e një dite të mbushur me energji, aktivitete sportive, argëtim dhe emocione pozitive.

Përmes lojërave dhe sfidave të ndryshme sportive, nxënësit patën mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të përjetojnë rëndësinë e shpirtit të skuadrës.

Përtej garës dhe rezultateve, kjo ditë përcolli vlerat e miqësisë, respektit, bashkëpunimit dhe një stili jetese aktiv e të shëndetshëm.