Zërat e rinj të Dertliut në “Tirana Gate” 2026

• October 7, 2026

Nxënësit e Gjimnazit Dertliu Tiranë dhe Fier u bënë pjesë e Festivalit Letrar Ndërkombëtar për të Rinj “Tirana Gate” 2026, në ambientet e Vila 31 x Art Explora.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit ndanë me publikun poezitë dhe krijimet e tyre, duke i dhënë zë mendimeve, ëndrrave dhe ndjenjave që formojnë botën e tyre. Çdo varg dhe çdo tekst u kthye në një mënyrë të veçantë për të komunikuar, reflektuar dhe shprehur këndvështrimin e një brezi të ri.

Pjesëmarrja në “Tirana Gate” ishte një eksperiencë e vlefshme që solli së bashku krijimtarinë, guximin për t’u shprehur dhe dashurinë për letërsinë, duke u dhënë nxënësve të Dertliut mundësinë që zëri i tyre të dëgjohej përtej auditorëve të shkollës.