Takim me Psikologen Anisa Zace në Dertliu

• October 9, 2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në shkollën Dertliu u zhvillua një takim ndërgjegjësues me psikologen Anisa Zace, me fokus rëndësinë e mirëqenies emocionale, ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe menaxhimin e emocioneve gjatë procesit të rritjes.

Gjatë takimit u trajtuan tema që lidhen ngushtë me përditshmërinë e nxënësve, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe shprehjes së emocioneve, dëgjimit aktiv dhe respektit të ndërsjellë. Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës se si të rinjtë mund të ndërtojnë marrëdhënie të paqta dhe të përballojnë me qetësi sfidat emocionale që shoqërojnë adoleshencën.

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e komunikimit, empatisë dhe mirëkuptimit në marrëdhëniet me veten dhe të tjerët.

Në Dertliu besojmë se edukimi shkon përtej njohurive akademike. Ai përfshin edhe zhvillimin emocional e social të nxënësve, duke i ndihmuar të rriten si individë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm dhe të aftë për të ndërtuar marrëdhënie pozitive.